Katër maska natyrale për fytyrë, ideale për ditët e ngrohta

0
62

Shkaku i rrezeve të forta ultravjollcë dhe djersitjes së shpeshtë, vera është stina e vitit kur kujdes të shtuar duhet shtuar lëkurës. Por, kjo nuk do të thotë të shkojmë nëpër sallone. Preparatet efikase për fytyrë mund t’i përgatitni vetë. Gjatë verës, mënyra më e mirë për t’u kujdesur ndaj lëkurës janë maskat natyrale, sidomos ato të përgatitura nga trangujt, jogurti dhe krundet. Kujdes i mirë është edhe pilingu me patate.

1) MASKË HIDRATUESE ME TRANGULL

Trangullin e imtësoni në blender, e më pas e shtrydhni. I shtoni pak ajkë dhe e përzieni mirë. Maskën e vendosni në fytyrë, qafë dhe dekolte. E mbani për gjysmë orë, më pas e shpëlani me ujë të vakët, më pas aplikoni krem për kujdes të përditshëm.

2) SERUMI I ËMBËL PËR FYTYRË DHE TRUP, NGA SHALQIRI

Ky serum do ta hidratojë dhe shërojë lëkurën tuaj, duke parandaluar dëmtimet nga dielli. Përzieni një lugë lëng shalqiri dhe një lugë mjaltë dhe me lëvizje të buta e vendosni në pjesët e fytyrës që janë prekur nga skuqjet e diellit. E lini të veprojë për 20 minuta para se ta shpëlani me ujë të vakët.

3) PILING PËR TRUP, NGA LIMONI DHE SHEQERI

Ky piling ju ndihmon ta hiqni lëkurën e thatë dhe të vdekur nga trupi. Ju nevojitet një limon, një lugë sheqer të verdhë dhe një lugë vaj kokosi. Së pari e shtrydhni limonin, më pas aty shtoni sheqer dhe e lini të tretet. Me këtë piling e lyeni lëkurën, e shpëlani e më pas e lyeni me vaj kokosi.

4) PILINGU NGA PATATJA

Në mënyrë që të hiqni qafe qelizat e vdekura nga fytyra, ju sugjerojmë këtë recetë për përgatitjen e pilingut. Ju nevojitet gjysmë patate e pjekur dhe dy lugë jogurt. Gjysmën e patates dhe jogurtin i përzieni në tepsi, derisa të fitoni një masë homogjene. E vendosni në fytyrë me lëvizje të buta, prisni të forcohet, e pas një kohe e shpëlani me ujë të vakët. 

Leave a Reply