Ju duhet vetëm uthull molle, njihuni me maskën që bën mrekullinë në 5 minuta

0
112

Asnjë nuk do të ketë flokë të yndyrshëm, që duken të pistë dhe të vajosur. Gjithsesi kjo nuk është rrjedhojë i moslarjes.

Flokët e yndyrshëm zakonisht janë pasojë e prodhimit të tepërt të sebumit nga gjëndra dhjamore e kokës. Mbiprodhimi i sebumit jep një pamje të vajosur të flokëve, zbokth dhe dhimbje koke.

Flokët e yndyrshëm mund të heqin shkëlqimin natyral të flokëve dhe hollimin e tyre. Prandaj ne po iu sugjerojmë një mënyrë natyrale për trajtimin e tyre.

Uthulla e mollës

Skalpi i kokës përmban një kërpudhë të njohur si Malasezia, por kur rritet në mënyrë të pakontrolluar kjo kërpudhë mund të shkaktojë irritim, zbokth dhe flokë të yndyrshëm.

Uthulla e mollës është një ndër përbërësit natyral më të fuqishëm për të trajtuar bakteret dhe kërpudhat, për më tepër që nuk iu nevojitet një sasi e madhe pasi trajtimi përqëndrohet tek skalpi.

Thjesht përzieni disa lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë dhe aplikojeni solucionin e përgatitur në shtëpi. Përzierja duhet të jetë në kontakt me skalpin dhe rrënjët e flokëve.

Ju mund të përdorni një kuti sprajti për një aplikim më të mirë. Lëreni uthullën për 20 minuta dhe më pas lajini flokët. Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në javë.

Këshillë: Mos harroni t’i lani flokët tuaj më shpesh.

Në rastin e flokëve të yndyrshëm ju duhet t’i lani flokët më shpesh në mënyrë që shampoja të heqë papastëritë dhe vajin nga skalpi. Ju ndoshta ju vajosen flokët më tepër kur i lani përditë, por kjo nuk vjen nga larja e flokëve, por nga zgjedhja e shampos. Duhet të zgjidhni shampoon e duhur.

Leave a Reply