Ju duhen vetëm 4 përbërës për të shpëtuar nga rënia e flokëve

0
340

Ju bien flokët? Ja si të parandaloni rënien e tyre me këtë maskë të përgatitur në kushte shtëpie.

Përbërësit:

1 vezë

1 banane

1 lugë gjelle mjaltë organik

½ filxhan birrë

Procedura:

Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse.

Shtrydhini mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Aplikojeni maskën e përgatitur në kokë.

Është mirë që ta aplikoni maskën pasi të keni larë flokët me shampo, për t’u siguruar që koka që jetë e pastër dhe të mos jetë me yndyrë. Pasi ta aplikoni maskën, mbështillni flokët me një qese dhe mbajeni për jo më shumë se 2 orë.

Në fund e lani kokën si zakonisht.

Të gjithë përbërësit kontribuojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe daljen e qimeve të reja. Për shembull, banania pengon formimin e majave të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokëve. Ai është i pasur gjithashtu me antioksidues që riparojnë flokët e dëmtuar. Birra është e mirë për trajtimin e flokëve, pasi stimulon rritjen e tyre falë lëndëve ushqyese që përmban.

Përbërësi kryesor tek kjo maskë është padyshim veza, e cila është një burim i mirë i proteinës, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në rritjen e flokëve.

Leave a Reply