Ja si mund t’i bëni vetullat e trasha brenda javës

0
522

Vajrat “magjike” Kujdesi ndaj lëkurës dhe flokut janë thelbësore për një pamje më të bukur. Rëndësi të madhe dhe rol mjaft të rëndësishëm në pamjen fizike luajn edhe vetullat tuaja. Vetullat natyrale dhe të trasha ju bëjnë të dukeni më atraktive edhe në raste kur ju nuk bëni grim fare.

Nëse ju keni vetulla të holla ose vetulla që nuk janë të mbushura dhe gjithmonë përdorni laps për t’i mbushur ato është koha që të përshendeteni me to. Ekzistojnë metoda të ndryshme për krijimin e imazhit të vetullave natyrale e që kushtojnë shumë. Nuk është nevoja që ju të bëni shumë harxhime dhe here pas here, pasi ju mund të trashni vetullat tuaja në mënyrë natyrale brenda një jave me ndihmën e disa vajrave. Vaji i kokosit shërben jo vetëm për lëkurë të butë dhe flokë që shkëlqejnë, por edhe për të trashur vetullat tuaja. Ju mund ta aplikoni këtë vaj me pambuk mbi vetullat tuaja dhe ta lini gjithë natën. Ky vaj zvogëlon humbjen e proteinave dhe forcon vetullat tuaja.

Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm dhe preferohet të përdoret më shpesh edhe për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme. Atë ju mund ta përdorni edhe në vetullat tuaja, por është mirë t’i masazhoni vetullat me të dhe t’i lini për 1 ose dy orë dhe më pas t’i fshini me ujë dhe letër të pastër.

Vaj i bajameve është ideal për lëkurë dhe flokë. Mund të përdoret edhe si produkt ushqimor dhe lufton kolesterolin e keq. Lista e përfitimeve nga ky vaj nuk ka fund, ai mund të përdoret edhe për trashjen e vetullave, nëse e aplikoni dhe i masazhoni vetullat me të për çdo natë, atëherë ju do të ndaheni të kënaqur nga rezultatet

Leave a Reply