Ja si e përmirëson cilësinë e flokëve çokollata e zezë

0
363

Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Një hulumtim i kryer tregoi disa rezultate interesante që lidhen me  përdorimin e çokollatës së zezë dhe rritjen e flokëve. Meqenëse është e pasur me kakao, ajo përmban një përbërës që ndikon në rritjen e flokëve.

Gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e volumit të tyre, falë disa mineraleve të pasura që gjenden në të, që shkaktojnë rritjen e qelizave, duke rezultuar në rritjen më të mirë të flokëve.

Rekomandohet që për flokët e dobët dhe pa jetë, të përdorni një maskë me çokollatë të zezë. Përzieni pak çokollatë të zezë me mjaltë dhe kos. Aplikojeni këtë maskë në flokët tuaj, e lini për gjysmë ore dhe më pas e lani. Do të habiteni kur të shihni që flokët tuaj do jenë të butë dhe me shkëlqim.

Nëse flokët janë të thatë, përzieni pak çokollatë të zezë me vaj kokosi. Masën që krijohet e aplikoni në flokë dhe mbajeni për një orë. Më pas lani flokët me ujë të vakët dhe do të shihni menjëherë ndryshimin.

Leave a Reply