Ja pesë mënyrat për ta mirëmbajtur fytyrën

0
20

Dermatologët vazhdimisht thonë se dëshirojnë që ju të keni lëkurë të pastër dhe të shëndetshme, mirëpo ata mund të mos iu tregojnë disa mënyra të lehta për ta mirëmbajtur fytyrën dhe të cilat nuk do t’iu kushtojnë asgjë, transmeton 04 Online.

Disa nga mënyrat natyrale, të cilat parandalojnë skuqjen, plakjen apo kancerin e lëkurës janë:

1.Reduktoni konsumimin e kafesë – Hidratimi është një nga komponentët kryesorë që mbanë një lëkurë të shëndetshme. Kafeja mund të shkaktojë dehidratim sepse e shkakton ekskretimin e ujit nga trupi. Zgjidhja e duhur do të ishte që filxhanin e kafesë të filloni ta zëvendësoni me një gotë uji.

  1. Aktiviteti fizik – Femrave iu është thënë shumë shpesh, që ushtrimi I një aktiviteti fizik është një faktor shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e lëkurës. Është shumë e rëndësishmë që fytyra të mos jetë me grim gjatë aktivitetit fizik për shkak se grimi mund të interferojë me djersën e trupit apo fytyrës duke dëmtuar poret.

3 .Mbrojtja nga dielli – Të mos iu ekspozoni diellit është një nga mënyrat e duhura për të patur një lëkurë të shëndetshme, sidomos për t’u mbrojtur nga rreziku i kancerit të lëkurës. Ju mund të përdorni përbërës të niacinamidës dhe heliocare të cilat mund të merren pa përshkrimin e doktorëve. Disa nga ushqimet që duhet të konsumohen janë shalqiri, karrotat, frutat e thata, gjethet e gjelbra, lakra e bardhe dhe çaji I gjelbër.

  1. Pastroni brushat e grimit gjithmonë – Vaji i lëkurës transferohet me anë të brushave të grimit, duke shkaktuar infeksione në lëkurë prandaj këshillohet që çdo javë të pastrohen. Ato mund të kontaminohen nga disa lloje të baktereve , të cilat janë shumë të rrezikshme.
  2. Më shumë gjumë – Nëse e keni parë se lëkura juaj është e skuqur, apo me rrudha atëherë një nga shkaktarët mund të jetë pagjumësia bashkë me konsumimin e duhanit, joaktivitetin fizik dhe ekspozimin ndaj diellit.

Pra, përpara së të shpenzoni qindra para për trajtimin dhe mirëmbajtjen e fytytrës tuaj, aplikoni këto mënyra, që nuk kushtojnë dhe janë shumë të lehta për tu aplikuar.

Leave a Reply