Ja kur duhet të filloni të përdorni kremra kundër rrudhave

0
52

Lëkura e fytyrës është ajo që në mënyrë të pagabueshme pasqyron stilin e jetës dhe shprehitë e jetës si dhe nevojitet t’i kushtohet më shumë vëmendje në mënyrë që sa më gjatë që të jetë e mundur ta ruajë dukjen e përtërirë.

Por, shpeshherë në kujdesin e fytyrës harrojmë në ‘armiqtë’ e lëkurës sonë – rrudhat, që shfaqen atëherë kur më së paku i presim.

Sikurse edhe tek secili mysafir i padëshiruar, po ashtu edhe rrudhat te ne shkaktojnë një frustrim të caktuar, e rrudhat shfaqen zakonisht në ato momentet kur ndihemi se pikërisht tani kemi filluar jetën dhe më shpesh shfaqen në hapësirat përreth syve.

Edhe pse rrudhat janë gjëja e fundit që një femër e re dëshiron t’i shohë në lëkurë, ato shfaqen si pasojë e humbjes së elasticitetit në lëkurë dhe tonit të lëkurës. Por, këtë mund ta zbutni me kujdesin e duhur të fytyrës që duhet nisur me kohë.

Prandaj, mos prisni rrudhat e para në fytyrë që në rutinën e bukurisë të përfshini preparate që fillojnë betejën me rrudhat, por nisuni nga thënia ‘më mirë parandaloni se sa shëroni’ dhe në moshën 26 vjeçe filloni me kujdesin dhe anuloni shfaqjen e rrudhave për një kohë. Në fund të njëzetave dy kremra janë të nevojshme për të anuluar rrudhat në fytyrën tuaj, kështu që përdorni krem hidratues me faktor mbrojtës gjatë gjithë natës dhe krem ushqyes të natës që e ushqen lëkurën dhe ia ruan elasticitetin e saj.

Leave a Reply