Ja fustanet që do të veshim këtë sezon (FOTO)

0
101

Le t’i hedhim një sy veshjeve më të bukura me printe lulesh që stilistët kanë sjellë në pasarela këtë sezon; le të frymëzohemi – le t’i mbyllim sytë dhe t’i imagjinojmë gjërat më të bukura të mundshme.

Në fakt sikur ta dinin, krijuesit e stilit muaj më parë kur punuan për veshjet e PranverëVerë 2020 vunë lule, shumë lule, për të cilat ne kemi aq shumë nevojë sot që ti japim ditëve tona ngjyra dhe optimizëm.

Le të rriten ato lule, të vërteta apo metaforike, sikur të ishin mendime të bukura, pozitive dhe të qeta.

Imagjinata jonë estetike dhe mendore është si një kopsht për t’u kultivuar, më shumë se kurrë tani dëshira jonë për jetë dhe rimëkëmbje bëhet edhe më e fortë dhe më e papërballueshme, dhe kjo është koha për t’i bërë lulet më të bukura të lulëzojnë, qoftë edhe në veshje.

Sepse edhe një veshje me lule mund të jetë antidoti për të përhapur pak optimizëm.

Le të bëhemi gati sepse këtë verë nuk do të dëshirojmë të veshim asgjë, përveç një fustani të thjeshtë me lule.

Bukuria është në gjëra të vogla. Dhe më shumë se kurrë duhet të mësojmë ta shijojmë./Telegrafi

Leave a Reply