Flokë të thatë?! Ja shkaqet dhe zgjidhja

0
590

Flokë të thatë, pa jetë dhe maja të këputura në dysh ? Shumë vajza mund të gjejnë veten në këto pak fjalë e sërisht nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar pamjen e tyre! Vazhdojnë të përdorin mjetet e nxehta për të stiluar flokët, nuk përdorin produktet e duhura dhe harrojnë se dhe flokët kanë nevojë për vlera ushqyese, vitamina e minerale njësoj si lëkura.

Për t’i gjetur zgjidhjen një problemi duhet të kuptojmë rrënjët e tij, e për këtë ju vjen në ndihmë Living. Më poshtë do të lexoni shkaqet e flokëve të thatë dhe zgjidhjen

Shkaqet: larja e shpeshtë, lyerja e flokëve dhe përdorimi i tepruar i tharëses mund t’i bëjnë flokët të thatë dhe të vështirë për t’u menaxhuar.
– Zgjidhja: trajtojini flokët e thatë me kujdes.Masazhoni shampon ngadalë, aplikoni një maskë ose balsam vetëm tek majat e flokëve dhe përfundoni me një shpëlarje me ujë të ftohtë.
– Produktet: Zgjidhni një shampo që i lë flokët të ushqyer dhe përmirëson pamjen e tyre.

Maskë me të verdhë veze dhe vaj ulliri për flokë të thatë
Për këtë maskë ju nevojiten: 2 të verdha veze, 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle lëng qepe.

Para se të bëni këtë maskë duhet të keni vendosur një qepë të kuqe në një gotë me ujë të vakët për 24 orë. Bashkoni të verdhat e vezëve me vajin e ullirit dhe lëngun e qepës. Trazoni përbërësit derisa maska të lidhet. Aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut duke e masazhuar me mollëzat e gishtave për 5 minuta. Lërëni të veprojë mbi flokë për 30 minuta. Mos u shqetësoni aroma e vezës dhe qepës nuk do të ndihen sepse përthithen nga vaji i ullirit. Bëjeni këtë trjajtim dy herë në javë.

Leave a Reply