Flini me kokën qull!? Këto janë rreziqet që ju kanosen

0
603

Kur floku është i lagur është më i dobët dhe fjetja për të paktën 8 orë me kokë të lagur mund të dëmtojë në nivel qelizor rrënjën dhe boshtin e flokut.

Shpheshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen.

Kur flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët.

Sipas dermatologëve, fjetja me flokët e pathara mund të shkaktojë elektrizim dhe këputje.

Të fjeturit me kokën qull mund të krijojë një terren të përshtatshëm për shumimin e baktereve apo mykut në jastëk, por dermatologu Dr. Hal Weitzbuch tregon se kjo është një teori pa shumë prova. Megjithëse, nëse keni alergji ose probleme të lëkurës së kokës, të tilla si zbokth, atëherë duhet të tregoni edhe më shumë kujdes.

Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës.

Leave a Reply