Ekspertët kanë zbuluar metodën e re të edukimit: Rregulla 3-6-9-12 do t’i mbrojë fëmijët tuaj nga ndikimet e këqija!

0
486

Fëmijët po bëhen gjithnjë e më shumë të varur nga interneti, ndërkaq në botë kjo ka shkuar aq larg sa që me të madhe po hapen klinika për shërim

Ekspertët e të gjitha shteteve po bashkohen në përpjekje që të mbrojnë gjeneratat e reja, mirëpo formula magjike ende nuk është zbuluar.

Mirëpo, rregulli 3-6-9-12 ndoshta mund të ndihmojë, transmeton Telegrafi.

Deri tani, Kolegji Mbretëror australian i Pediatrisë e ka propozuar zgjidhjen.

Ekspertët e këtij institucioni konsiderojnë që fëmijët nuk do të duhej që të përdorin aparatet e internetit para moshës trevjeçare. Madje edhe pas kësaj moshe, do të duhej të ekzistojnë përkufizime prej më së shumti një orë në ditë.

Ata pikërisht propozojnë rregullin 3-6-9-12 , si model i përdorimit të shëndosh të formave bashkëkohore të komunikimit:

– Nuk ka përdorim të kompjuterit dhe telefonit deri në moshën trevjeçare.

– Pa internet deri në moshën gjashtëvjeçare.

– Është e ndaluar të luhen lojëra para moshës nëntëvjeçare.

– Mos u lejoni të futen në rrjete shoqërore para moshës dymbëdhjetëvjeçare. /Telegrafi/

Leave a Reply