Disa mënyra për një grim perfekt

0
32

Grimi mund ta ndryshojë tërë dukjen tuaj. Nëse brengoseni për shkak se dukeni tepër e lodhur, atëherë mund t’i aplikoni disa produkte të veçanta për t’u dukur më e kthjellët dhe më e hapur. Në këtë mënyrë njerëzit do të ndihen më të lirë që t’ju afrohen, sepse dukeni se jeni në një humor të mirë dhe e gatshme për t’u shoqëruar.

MOS E TEPRONI ME GRIM

Nuk është mirë që për çdo ditë të keni ‘smokey eyes’ të errët dhe buzë të zeza. Nëse e bëni këtë, të tjerët mund të supozojnë se nuk dëshironi të shoqëroheni. Për këtë arsye duhet që të përdorni ngjyra më të ndritshme kohë pas kohe. Nëse ju pëlqen stili ‘smokey eyes’, atëherë mund ta bëni edhe me ngjyrë më të ndritshme. Nuk do të thotë që gjithmonë ta përdorni të zezën. 

PËRDORNI LAPS ME NGJYRË LËKURE NË BUZËT TUAJA

Nëse dëshironi që buzët tuaja të duken më të ndritshme, atëherë duhet ta blini një laps me ngjyrë lëkure për buzë. Para se ta aplikoni ngjyrën për buzë, duhet t’i konturoni buzët me laps me ngjyrë lëkure, e më pas t’i mbushni buzët me të. Më pas, mund ta aplikoni ngjyrën e buzëve, e cila do të duket shumë më e ndritshme ndaj ngjyrës së lapsit sesa që do të dukej ndaj ngjyrës aktuale të buzëve tuaja.

MBULOJINI QARQET E ERRËTA

Nëse dukeni e lodhur, atëherë mund të dukeni e zemëruar dhe pa dëshirë për të kontaktuar me të tjerët. Për këtë arsye është mirë që ta shmangni lëvizjen me qarqe të errëta nën sy. Edhe pse nuk do të mund t’i zhdukni tërësisht, gjithmonë mund të përdorni grim për t’i mbuluar. Këtë mund ta bëni duke aplikuar pak mbulues nën sytë tuaj, pasi që ta keni aplikuar shtresën bazike.

HARKOJINI VETULLAT

Edhe pse vetullat e mprehta e të drejta mund të duken bukur, ato gjithashtu mund të bëjnë që të dukeni frikësuese. Nëse të tjerët kanë frikë që t’ju afrohen, atëherë do ta keni vështirë që të krijoni miqësi të reja. Për këtë arsye do të përfitoni, nëse i harkoni vetullat tuaja për të krijuar një dukje më të rrumbullakosur.

PËRDORNI THEKSUES NË BUZË DHE SY

Për ndonjë arsye, njerëzve u pëlqen dukja e madhe e syve dhe e buzëve. Kjo është arsyeja pse duhet të aplikoni theksues në harkun e buzëve, në mënyrë që t’i bëni buzët tuaja që të duken më të mëdha. Gjithashtu duhet të përdorni laps për sy me ngjyrë të bardhë për ta krijuar iluzionin, që sytë tuaj janë më të mëdhenj, sesa që janë në të vërtetë. 

Leave a Reply