Bëjeni vetë hijen e zezë për sy

0
60

Me siguri do të pajtoheni me mendimin tonë, që hija e zezë është ajo që përdoret më së shpeshti.

Hijen me këtë ngjyrë, e përdorin biondinat, femrat me flokë me ngjyrë të gështenjës, me flokë të zinj, sikur edhe femrat me ndonjë ngjyrë tjetër të flokëve, si dhe ato me cilëndo ngjyrë të syve Me hije të zezë mund t’i mbuloni krejtësisht kapakët, e mund ta përdorni edhe duke i theksuar vetëm skajet e kapakëve, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për të epërmit apo të poshtmit. Sido që ta përdorni, dy gjëra janë të sigurta, e para është se gjithmonë keni nevojë për të, ndërsa e dyta se receta sipas së cilës do të mund t’ju ndihmojë që vetë ta bëni këtë hije.

PËRBËRËSIT

• 5 kapsula të thëngjillit aktiv, • pak ujë, • 1 tub • 2 enë të përshtatshme, njëra për përgatitje e tjetra për ruajtje të hijes.

PËRGATITJA

1. Procedura e përgatitjes së kësaj hijeje është shumë e thjeshtë. Përmbajtjen e pesë kapsulave të thëngjillit aktiv e qitni në një enë, e më pas në të njëjtën me ndihmën e tubit e shtoni nga një pikë ujë. Shtimin e ujit duhet ta ndërpritni në atë moment, kur vëreni që masa në enë është bërë kompakte dhe e dendur, por e lëmuar.

2. Për ta ditur saktësisht kur vjen ai moment, kohë pas kohe, derisa e shtoni ujin në përmbajtjen e thëngjillit aktiv, e përzini masën dhe në atë mënyrë vërtetoni se çfarë është tekstura e saj.

3.. Kur ta arrini teksturën e duhur, e ndërpritni shtimin e ujit, ndërsa përmbajtjen në enë e përzini mirë edhe një herë, e më pas e qitni në enën, në të cilën do ta ruani dhe nga e cila do ta përdorni.

4. Pas qitjes në enën për ruajtje, me një lugë të kafesë e shtypni mirë dhe e rrafshoni sipërfaqen e saj.

5. Pas kësaj, ju mbetet vetëm edhe një hap deri në momentin, kur do të mund ta përdorni këtë hije, e ai është hapi i tharjes së saj në enë. Në mënyrë që hija të jetë e gatshme për përdorim, duhet që nga ajo të avullohet uji. Për këtë arsye, enën e hijes mos e mbyllni deri në momentin kur të avullohet uji nga ajo (për këtë do të nevojiten disa orë). Kur hija e zezë të jetë e gatshme për përdorim, përdoreni me ndihmën e brushave për aplikim të hijes. Gjëja që duhet ta dini kur bëhet fjalë për hije të bërë në këtë mënyrë është se ajo është krejtësisht e sigurt për përdorim. Thëngjilli aktiv përdoret, madje edhe në trajtimin e disa çrregullimeve shëndetësore. Kjo do të thotë se edhe kur vjen në kontakt me lëkurën tuaj, thëngjilli aktiv nuk ka ndikim negativ në të, nuk shkakton kurrfarë ngacmime apo diçka tjetër, që do të ndikonte dëmshëm në lëkurë.

Leave a Reply