Balluket, tri fshehtësi që ju ndihmojnë të dukeni më të reja

0
22

Ekspertët për kujdesin ndaj flokëve, si dhe shumë stilistë pohojnë se shumë femra duken më të reja, pikërisht falë ballukeve të tyre.

Por, jo secila formë kontribuon për këtë dukje, por eksperti dhe stilisti nga salloni “Downtown” thekson se me rëndësi është t’i keni në mendje tri gjëra:

1. BALLUKET DUHET TË JENË TË TRASHA

Flokët e pasur dhe të trashë, sipas antropologjisë, janë shenjë e pjellorisë dhe rinisë, kështu që nuk keni pse të habiteni pse balluket e trasha ju bëjnë të dukeni më të reja.

2. BALLUKET DUHET TË JENË TË HOLLUARA NË MAJA

Siç shpjegon stilisti i njohur, nevojitet shumë pak, madje edhe formalisht që balluket të jenë pak të holluara në maja, për t’u theksuar më shumë.

3. BALLUKET DUHET TË PËRFUNDOJNË MIDIS VETULLAVE DHE KAPAKËVE TË SYRIT

Balluket e shkëlqyeshme dhe të shkurta, të cilat viteve të fundit janë shumë të popullarizuara, duken shumë tërheqëse, por edhe nga pak retro, që për stilistin paraqet klasiken e gërshetuar në moderne.

Leave a Reply