Balluke të vogla janë trend i ri: Jo të gjitha i pëlqejnë, kurse zonjat e famshme i adhurojnë

0
161

Trend i ri në botën e modelimit të flokëve

Vjeshta është e rezervuar për trendët e rinj, dhe ato në botën e ballukeve janë të rezervuara vetëm për më të guximshmet.

Balluke të vogla, të ashtuquajturat balluke të bebeve, tashmë janë përqafuar nga disa zonja të famshme si Lady Gaga dhe Dua Lipa, ndërsa ne patëm një shans për t’i parë në tapetin e kuq të Met Gale, ku u shfaqën nga Megan Fox, transmeton Telegrafi.https://www.instagram.com/p/CTXbuOdMlYz/embed/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fballuke-te-vogla-jane-trend-ri-jo-te-gjitha-pelqejne-kurse-zonjat-e-famshme-adhurojne%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2330.0999999996275%2C%22ls%22%3A1413.0999999996275%2C%22le%22%3A1568%7D

E para i barti Dua Lipa në xhirimet e fushatës për Versace, ku ajo tregoi një ngjyrë fantastike të flokëve, një nuancë bakri për të cilën thonë se është një nga trendët më të mëdhenj të vjeshtës kur bëhet fjalë për flokët.

Ne gjithashtu i vumë re te Phoebe Dynevor, yll i serialit Bridgeron, në një mikro-bob, por e ka plotësuar dukjen me balluke ultra të shkurtra.https://www.instagram.com/p/CTyP4gLsYbj/embed/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fballuke-te-vogla-jane-trend-ri-jo-te-gjitha-pelqejne-kurse-zonjat-e-famshme-adhurojne%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A2341.2999999998137%2C%22ls%22%3A1413.0999999996275%2C%22le%22%3A1568%7D

Për tapetin e kuq të Met Gale, Megan Fox zgjodhi balluke shumë të trasha me gjatësi mikro, të cilat i stilizoi me një gërshet ultra të gjatë.https://www.instagram.com/p/CUAsZXhJm72/embed/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fballuke-te-vogla-jane-trend-ri-jo-te-gjitha-pelqejne-kurse-zonjat-e-famshme-adhurojne%2F#%7B%22ci%22%3A2%2C%22os%22%3A2349.899999999441%2C%22ls%22%3A1413.0999999996275%2C%22le%22%3A1568%7D

Trendit të ballukeve miniaturale iu bashkua edhe Lady Gaga, e cila “kombinoi” balluke miniaturale, të zbërthyera me një gërshet të lartë.https://www.instagram.com/p/CUGRAcQljZK/embed/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fballuke-te-vogla-jane-trend-ri-jo-te-gjitha-pelqejne-kurse-zonjat-e-famshme-adhurojne%2F#%7B%22ci%22%3A3%2C%22os%22%3A4094.5999999996275%2C%22ls%22%3A1413.0999999996275%2C%22le%22%3A1568%7D

Balluket trendi u zgjodhën gjithashtu nga Bella Hadid, dhe zgjedhja e saj është më e efektshmja, sepse ajo gjithashtu tregoi një ngjyrë të re të flokëve në dy nuanca, kafe dhe të kaltër.

Leave a Reply