Arsyet pse iu bien flokët dhe kurat natyrale për ta parandaluar rënien

0
67

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimit të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.

Medikamentet

Shumë medikamente, siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin, kanë efekte anësore. Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon te shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumentë të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut. Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeve, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat te tymi i duhanit kanë një ndikim të fortë te floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut, sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

Lëngu i hithrës dhe si ta përdorni

AgroWeb.org sugjeron një kurë me veti të forta me bimën e hithrës, e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre. Zieni një grusht me hithra të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10-15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet. Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës, sidomos te pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës. Mbajeni për rreth 10–15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë.

Leave a Reply