5 hile për të bërë vetullën perfekte

0
29

Vetullat janë aq të vështira për t’u rregulluar saç duket! Instagrami dhe mediat e tjera sociale na mësojnë se si të krijojmë pamjen e vetullës perfekte ama duket se të gjitha këto këshilla dhe mënyra janë një gënjeshtër e madhe. Ndaj në këtë artikull po ju tregojmë 5 rregullat e artë për të arritur pamjen e vetullës perfekte.

1. Zgjidhni ngjyrën e përshtatshme

Nëse mendoni se një tonalitet më i errët i lapsit apo i xhelit të vetullave nuk bie në sy e keni gabim. Duhet që të zgjidhni atë tonalitet ngjyre që i përshtatet tërësisht flokëve dhe vetullës tuaj natyrale.

2. Fokusohuni tek fundi

Fundi i vetullës është ai që duket edhe në profil. Kujdesuni që të krijoni një fund i cili duket mjaftueshëm i gjatë dhe i rregullt.

3. Shmangni harqet dhe këndet

Nëse nuk keni një vetull këndore apo të harkuar, atëherë mos u mundoni ta krijoni një të tillë me anë të lapsit. Format jo natyrale nuk bëjnë asgjë tjetër veçse i japin vetullës tuaj një pamje “të çuditshme”.

4. Përhapni mirë

Është shumë e rëndësishme që ta përhapni mirë produktin që pëdorni për vetullat. Në të kundërt në vend që ta zbukuroni do ta bëni vetullën tuaj shumë më keq nga sa e mendoni.

5. Përdorni korrektor

Mbuloni dhe eliminoni me korretor të gjithë mbetjet dhe hijet e panevojshme të lëna nga lapsi. Kështu vetulla juaj do të duket më e pastër dhe më e rregullt.

Leave a Reply