10 maskat kundër plakjes, që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi

0
416

MASKË ME BANANE

Bananet janë përplot me përbërës kundër plakjes dhe të pasura me vitamina E dhe A. Mund të përgatitni maskë të hatashme kundër plakjes, duke përzier një banane, duke ia shtuar edhe një lugë krem dhe një mjaltë. Pastën e vendosni në fytyrë, e lini të veprojë për 30 minuta, më pas e shpëlani.

MASKË ME DREDHËZA DHE TË BARDHËT E VEZËS

Merrni disa dredhëza dhe i shtypni. Pastën e përzieni me të bardhët e vezës dhe e aplikoni në fytyrë, e lini derisa të thahet dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME ALOE VERA

Kjo është një ndër maskat më të mira që mund ta përdorni. Pos se ju mbron nga infeksionet, xheli i bimës bën mrekullinë me lëkurën tuaj, duke e rigjallëruar atë. Mund ta lini të veprojë për 20 deri 30 minuta.

MASKË ME PAPAJË DHE JOGURTIN GREK

Një përzierje e thjeshtë e barabartë e papajës dhe jogurtit grek mundet të dhurojnë një maskë për fytyrë të bukur, duke hequr qelizat e vdekura. Pasi ta keni aplikuar shtresën e hollë e lini të veprojë për 20 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME PATATE DHE MOLLË

Gërryeni një patate dhe një mollë dhe i përzieni baskë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani dhe e vëreni shkëlqimin e fytyrës tuaj.

MASKË ME BORONICA DHE FARA TË RRUSHIT

Ju nevojitet ¼ e gotës boronica dhe ½ e lugës me vaj të farave të rrushit, i përzieni dhe i vendosni në fytyrë me brushë. E lini të veprojë për 10 minuta dhe e shpëlani më pas.

Leave a Reply