Facebook na kontrollon të gjitha lëvizjet dhe ngjarjet në jetët tona

0
28

Kam disa kohë që merrem me hulumtimin dhe studimin mbi vërtetësinë e faktit se Facebook na kontrollon çdo lëvizje. Para 3 viteve isha në Zvicër tek një i njohur iI imi, ku qëndrova për një farë kohe.

Ai më tregoi se i ka ngjarë disa herë të takohet me ndonjë njeri që se ka njohur më parë dhe të bisedojë shkurt me të, madje as emrin nuk ia kishte mësuar, porse menjëherë në momentin që largohet nga ky i fundit, posa është kyçur në internet, më konkretisht në Facebook, në mënyrë automatike Facebook-u i ofronte mundësinë për t’u shoqëruar me po ata njerëz, dhe më thoshte se me mijëra herë e pyeste veten se si ka mundësi ky rrjet social, që në mesin e një grupi njerëzish që e përdorin atë, përzgjedh saktësisht personin me të cilin kisha kontakt verbal, e nuk më ofron mundësinë për ta shtuar si mik asnjërin nga personat e tjerë me të cilët mund të ishim në të njëjtin ambient.

Përgjatë vëzhgimit tim 3 vjeçar e kam vërtetuar se kjo qenka e vërtetë dhe tani jam kurreshtar ta di se mos rastësisht ne jemi njëlloj me robotët, përderisa jemi te kontrolluar per çdo veprim që ne bëjmë.

*Autori: Anonim (I njohur për 04 Online)

Leave a Reply