Euro U-21, Gjermania në gjysmëfinale, Danimarkës nuk i mjafton vendi i 2-të!

0
24

Gjermania është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Europianit të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino.

Pas dy fitoreve në 2 ndeshjet e para përfaqësuesja e pancerave u ndal në një barazim 1-1 nga Austria në ndeshjen e 3-të, me Danson që iu përgjigj nga pika e bardhë e penalltisë golit të Ëaldschmidt. Dy gola të realizuar në 24 minutat e para dhe më pas raste me bollëk por asnjë finalizim. Me pikën e marrë, Gjermania u ngjit në kuotën e 7 të tillave dhe ruajti kreun e grupit B, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Nuk i mjaftoi Danimarkës fitorja 2-0 me Serbinë, pasi danezët u eliminuan nga kompeticioni edhe pse e mbyllën grupin B në vendin e 2-të me 6 pikë, pasi kanë një goleavarazh më të mirë dhe e dyta më e mirë që do të kualifikohet në gjysmëfinale do të diskutohet mes Italisë dhe njërës mes Romanisë dhe Anglisë edhe pse italianët i tremben një barazimi mes këtyre dy ekipeve që do t’i kualifikonte si rumunët ashtu edhe anglezët dhe do të linte italianët jashtë./SS

Leave a Reply