Eskalon keq Olta Gixhari, shan Big Brotherin

0
165

Olta Gixhari këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që ka krijuar brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP.

Banorja ka nisur ditën me të qara duke thënë se nuk e di a dëshiron që të vazhdojë më garën.

Kjo pas konflikteve me Luiz Ejllin e po ashtu edhe me konkurrenten tjetër, Efi Dhedhes.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka shprehur pakënaqësitë në një bisedë me Dea Mishelin dhe Tea Trifonin, ndërsa shfaqet sërish duke qarë.

E në momentin që u largua nga kuzhina, aktorja dëgjohet duke e sharë Big Brotherin.

Foto: Screenshot/Instagram

Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Ajo përndryshe këto ditë ka qenë në një gjendje më të rënduar emocionale. /Telegrafi/

Leave a Reply