Është vepër penale kushdo që tenton ta shkelë vendimin për karantinë, ja sa mund të dënoheni

0
524

“Dënimet mandatore për përhapjen dhe mosrespektimin e sëmundjeve ngjitëse si masë parandaluese janë prej 600 deri 2 mijë euro për persona fizikë, ndërsa deri në 8 mijë euro për personat juridikë. fizik. Plus asaj, inicohet procedurë penale nga ana e prokurorisë së shtetit.

Dënimi me burg është deri në dy vjet për të gjithë personat që e përhapin virusin dhe nuk i zbatojnë masat”, ka thënë Haziri, në konferencën e ditës së 32-të.Ai pohoi se nga dje, policia e shtetit po kontrollon hyrje-daljet në mënyrë rigoroze.

“Nuk ka hyrje e as dalje nga vendet e karantinës. Është vepër penale cdokush që pretendon të hyjë dhe të dalë nga zona e karantinës, sidomos nga Ferizaj, Vitia, Prishtina, Vrapҫiqi dhe Topanica”, ka shtuar Haziri.

Në kuadër të Komitetit për menaxhimin e emergjencave, Gjilani po vazhdon zbatimin dhe shtrëngimin e masave kundër përhapjes së Covid-19.“Komiteti ka vendosur sot masën e karantinës për shtatë familje në Lladovë, si pjesë e preventives, meqë e kemi një rast të konfirmuar atje, i cili është në Klinikën Infektive.

Rasti tjetër ndërlidhet me atë të Lladovës, meqë të dytë punojnë në kampin ushtarak Bonsteel, derisa rasti tretë është bashkëshortja e të infektuarit, në qytet. Fatmirësisht, kanë simptoma të lehta dhe pa probleme të mëdha shëndetësore. Urojmë të shërohen sa më shpejtë”, ka deklaruar Haziri, në konferencën e të hënës.

Ndryshe, brenda 32 ditëve në Gjilan janë konfirmuar 21 raste me Covid19, 14 janë shëruar plotësisht, ndërsa shtate raste të janë në trajtim dhe në mbikëqyrje të institucioneve shëndetësore

Leave a Reply