Esat Mala ftohet nga kombëtarja e Shqipërisë

0
39

Esat Mala është shpallur kampion me skuadrën shqiptare të Partizanit.

Mesfushori i talentuar prizrenas, 20-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e fundit në kampionatin shqiptar.

Tashmë lojtari është ftuar edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, i cili beson në cilësitë e ish-lojtarit të Ballkanit.

Telegrafi ka konfirmuar lajmin përmes familjarëve të tij, të cilët kanë treguar se futbollisti nesër do të grumbullohet me kombëtaren.

“Po është e vërtetë që është ftuar nga kombëtarja. Ai do të jetë pjesë e grumbullimit që nga dita e nesërme”, tha vëllai i lojtarit, Hysen Mala.

Mala është nga Kosova dhe është rritur në futbollin kosovar, konkretisht tek Shkolla e Futbollit Arsenal. Ndryshe, ai për një vit luajti edhe te Ballkani i Suharekës në Ligën e Parë.

Leave a Reply