Eros Grezda dhe Oriola Marashi ndajnë karantinën/ Futbollisti: Kalojmë shumë bukur

0
490

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Erios Grezda është duke i kaluar ditët e vetëizolomit në Kroaci së bashku me të dashurën e tij, Oriola Marashi.

Lajmin e konfirmoi vetë Grezda përmes emisionit “Vizioni i Pasdites” teksa nuk e fshehu lumturinë.

“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh futbollisti.

Grezda si besimtar mysliman tregoi gjithashtu se këtë vit nuk mund të agjërojë për shkak të stërvitjes intensive që po bën me skuadrën e tij .

“Unë jam mysliman por nuk agjëroj për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe për këtë arsye për momentin nuk po agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjiroj por shpresoj që ta kompesoj.”

Futbollisti i Kombëtares u shpreh gjithashtu se e ka vuajtur momentin e izolimit edhe pse është marrë gjithmonë me aktivitete.

“Po jam në Kroaci ku momentalisht edhe po luaj.Kemi filluar stërvitjen dhe është një lajm shumë i mirë sepse më në fund e kemi thyer monotonin si të themi. Po e kam vuajtur këtë kohë të izolimit, normal si gjithë të tjerët sepse është një moment shumë i vështirë domethënë dhe është një moment shumë i rëndësishëm për ne si me thënë. Aktivitete të ndryshme unë për vete nuk i kam ndalur stërvitjen si me thënë por kemi pasur edhe mundësi të tjera që ta kalojmë kohën me aktivitete të ndryshme.”, përfundoi ai.

Leave a Reply