Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë

0
25

Në shtatzëni mund të kemi kujdes gjithçka, por ndoshta na dalin nga mendja erëzat.

Të imta, në sasi të vogël, duket sikur ato nuk kanë fuqi të bëjnë asnjë dëm, por ja që nuk është kështu.

Dihet që shumë gra gjatë muajve të shtatzënisë kalojnë në anemi dhe kanë nevojë për hekur, ndërsa disa erëza kanë efekt bllokues për thithjen e hekurit në organizëm.

Rigoni, pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe prandaj nuk duhet përdorur nga gratë shtatzëna të cilat e kanë shumë të rëndësishëm hekurin për fëmijën për të shmangur abortin.

Edhe në formën e vajit të rigonit, ka të njëjtin efekt pengues.

Rozmarina është një erëz gjithashtu shumë e këndshme në gatime, por që pengon thithjen e hekurit.

Nëse dëshironi një gatim me këto erëza, hajeni dy orë para ose pas suplementeve të hekurit që merrni për aneminë, që të mos bllokojë veprimin e tyre.

Ky ishte mesazhi! Nëse je shtatzënë nuk duhet të kujdesesh vetëm për ushqimet kryesore, por edhe për erëzat që u shtohen.

Leave a Reply