Erdet Tatari jep dorëheqje nga AKR-ja në Prizren

0
574

Në zgjedhjet e 17 tetorit ishte kandidat i AKR-së për një vend në Asamblenë Komunale të Prizrenit, i vlerësuar si një potencial profesional në fushën e ekonomisë.

Tatari përmes një njoftimi në ‘facebook’ ka treguar edhe arsyet pse ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR DORËHEQJE NGA PARTIA E AKR-së
Miq dhe shokët të nderuar. Nga tash e tutje nuk do të jem më anëtar i partisë së AKR-së.
Mosmotivimi, mosfinancimi i reklamave lobuese, mosvlerësimi i dijes,dhe respekti i mbivlerësuar ndaj kandidatëve joprofesionist kundër kandidatëve profesionist janë një nga arsyet kryesore qe e jap këtë dorëheqje.
Një prej arsyeve të mi është se edhe votat e mia i kane vjedhur dhe mi kanë keqperdorur (të cilët kam fakte).
Te gjitha reklamat e lobimit kam bërë prej xhepit tim, partia nuk ka paguar asnjë cent.
Edhe gjatë fushatës takimet partiake (me afaristët tregtar) i kanë mbajtur pa ftesën dhe prezencën time. Kjo parti nuk i ka vlerësuar dhe respektuar njerëzit të cilët kanë shkollim të lartë(ekonomist master).
Prandaj jap dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësia e AKR-së në Prizren.
Me respekt
ERDET TATARI

Leave a Reply