Ekzekutohen pagesat për skemat pensionale dhe sociale

0
459

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284,247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.

Sipas njoftimit të MFT-së, pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020, të paraparë me pakon emergjente fiskale si dhe planin operacional të aprovuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve.

“Po ashtu, ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. Bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare”, thuhet në komunikatën e MFT-së.

“Me këtë rast, rikujtojmë edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

𝐓𝐞̈ 𝐬𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭𝐞̈𝐳𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐤𝐢𝐧𝐚𝐭 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞 (𝐛𝐚𝐧𝐤𝐨𝐦𝐚𝐭𝐞𝐭), 𝐓𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞𝐥𝐚𝐭 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞, dhe 𝐓𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞𝐧 për aq sa munden pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre”, vijon njoftimi.

Masa 2 e Pakos Emergjente të Qeverisë për përfitimin e 30 euro më shumë vlenë për të gjithë skemat pensionale dhe sociale që marrin në bazë mujore më pak së 100 euro, për muajin prill, maj dhe qershor, me kusht të mos jenë përfitues të asnjë skeme tjetër.

Leave a Reply