Eksperti i arsimit kundër grevës- Po dëmtohen nxënësit

0

Greva në institucionet arsimore tashmë ka hyrë në javën e dytë. Drejtuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar se greva nuk do të ndërpritet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ku po kërkojnë që koeficientet të rritën më së paku 3o për qind nga çerdhet e deri në universitet.Por, eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci tha për “Gazeta Blic”, që grevat nuk janë rruga e duhur për adresimin e problemeve.“Unë konsideroj që revolta e punonjësve të arsimit para universitar është e arsyeshme për faktin që koeficientet në mënyrën si janë përcaktuar nuk janë të krahasueshme me koeficientet e punonjësve me kualifikimet e ngjashme me kompleksitetin e punës. Greva mendoj që nuk është rruga e duhur për adresimin e këtyre problemeve”, ka thënë ai.Pupovci tha që, një grevë kaq e gjatë i dëmton nxënësit dhe që një dëm i tillë është vështirë të riparohet.“Normal që një grevë kaq e gjatë tash është dita e shtatë e grevës, ndërsa viti shkollor i ka 185 ditë, dhe kjo i dëmton nxënësit, dhe një dëm i tillë është vështirë të riparohet, meqë nxënësit tashmë e humbin edhe motivimin për punë, prandaj është më së miri të gjendet një marrëveshje dhe mësimdhënësit t’i kthehen punës së tyre”, ka shtuar ai.Greva në arsim ka filluar që nga 14 janari. Ditë më parë, SBASHK-u ka refuzuar ofertën e kryeministrit Haradinaj, për ngritjen e pagave.Sipas tyre, oferta e Haradinajt kishte disa mangësi dhe ishte shumë ngritje e ulët. Por pavarësisht kësaj, kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje që SBASHK-u ta ndërpret grevën sepse nuk do të ketë rritje tjera të pagës.