Ekskluzive: Emrat e 3 ministrave të propozuar nga AAK-ja

0
540
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar tre emrat e ministrave në qeverinë e ardhshme të drejtuar nga LDK-ja, konkretisht Avdullah Hoti.

Indeksonline mëson se personat që do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri janë: Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj si dhe Selim Selimi.

Ndryshe, AA gjatë ditës së sotme i ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në.

Tahiri Samitin e Parisit e sheh si përafrim të njohjes së Kosovës ...

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.

“Ne kemi marr një propozim për koalicion nga LDK gjegjësisht nga kryetari Mustafa kësaj ftese iu kemi përgjigjur me një letër kemi pasur në parim një aprovim.

Nga Këshilli Drejtues kemi kërkuar votën për koalicion deri tani janë 88 vota pro, 27 ende se kanë dhënë votën është një abstenim.

Dënohet me tetë muaj burgim dhe 1 mijë euro, Meliza Haradinaj ...

Pra kemi një përkrahje për koalicion me LDK-Nismën-AKR dhe komunitetet dhe sot diskutuam edhe për përgjegjësit tona në qeverinë e ardhshme mënyrën e marrjes së përgjegjësive është kohë krize do kujdesemi që të dërgojmë.

Ekspertizë dhe njerëz jo vetëm në kuptim të pushtetit politik por të njerëz e që janë teknokrat politik”, tha ai.

Haradinaj deklaroi se prioritet i Qeverisë së re do të jetë lufta ndaj pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Do bëjmë kujdes ndaj pasojave nga pandemia menjanimin e këtyre pasojave kujdesin për ekonomi e të gjitha pasojat por i kemi edhe disa tema për të cilat janë pjesë e vetë planit qeverisës”, tha ai.

Selim Selimi (@selim_selimi) | Twitter

Haradinaj po ashtu tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë, në kufijtë aktual dhe korrigjimi i marrëveshjes për demarkacionin e Malin e Zi mbeten prioritete të AAK-së.

“Ne jemi të interesuar për një marrëveshje për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues qëndrimi ynë është i qartë nuk lëvizim me kufij me Serbinë.

Duhet të korrigjojmë marrëveshjen me Malin e Zi dhe njëkohësisht Kosova nuk mund të bëhet shtet jofunksional me një republikë Srpska brenda Kosovës”, tha ai.

Leave a Reply