“EKO Pastrimi” dhuron donacion një portë dezinfektuese për QKMF-në në Suharekë

0
647

Kompania nga Suhareka tashmë e suksesshme në nivel vendi për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, “EKO Pastrimi”, ka bërë një gjest shumë të madh human në kohë pandemie.

Kjo kompani ka dhuruar donacion një portë dezinfektuese për QKMF-në në Suharekë, e cila do të ndihmojë dezinfektimin e secilit pacient, përcjellës, doktor e infermier që do të ketë çasje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se ky donacion ka një vlerë shumë të madhe për QKMF-në dhe tërë Suharekën në luftën për parandalimin e përhapjes të COVID-19.

“Porta Dezinfektuese prej sot është vendosur në oborrin e QKMF-së. Veprimin e dezinfektimit mund ta bëjë secili qytetar para se të marrë shërbimet shëndetësore.

Ky është donacion nga Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, të cilën e falenderoj për këtë gjest human.

Me këtë veprim ne kemi marrë një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19″, ka thënë Muharremaj.

Edhe Komuna e Suharekës e ka vlerësuar lartë këtë donacion.

“Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, ka dhuruar sot një donacion shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Suharekës. Ajo ka vendosur në oborrin e QKMF-së në Suharekë portën dezinkektuese, ku veprimin e dezinfektimit mund ta bëjë secili qytetar para se të marrë shërbimet shëndetësore. Kryetari Muharremaj, ka felenderuar kompaninë, për donacionin:
“Ky është donacion nga Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, të cilën e falenderoj për këtë gjest human.
Me këtë veprim ne kemi marrë një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

Leave a Reply