Edhe këtë vit diaspora infuzion për Kosovën, dërguan mbi një milardë euro

0
176

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në periudhën deri në shtator të këtij viti, mbi 1 miliard euro janë dërguar në Kosovë. Kjo vlerë përbën rritje prej 11.5% krahasuar me vitin paraprak.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, remitancat sipas BQK-së kanë arritur në 635.1 milionë euro. Kjo vlerë sipas BQK-së përbentë rritje për 14 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë muajit gusht, periudhë e karakterizuar me një fluks të lartë migrantësh që pushojnë në Kosovë, remitancat arritën vlerën prej 141.7 milionë euro.

Ecuri të lartë të trasnfertave nga migrantët ka shënuar edhe muaji qershor, në rreth 124 milionë euro.

Krahasuar me vitin 2022, është vërejtur një rritje e lartë në vlerë prej 104.7 milionë euro sipas BQK-së.

Shuma më e madhe e dërgesave në 2022 është shënuar në muajin gusht, duke arritur në vlerën 131.6 milionë eurove, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit.

Ndërsa krahasuar me vitin 2021, remitancat në nëntë muajt e parë të vitit 2022 shënuan rritje mbi 140 milionë euro.

Kujtojmë se sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, 78.5% e familjeve në Kosovë kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve për strehim dhe banim. 40.7 % prej tyre e kanë barrë te rendë.

Leave a Reply