E turpshme: Kompanitë po regjistrojnë familjarët e tyre, e jo punëtorët pa kontratë

0
485

Mbi 830 punëtorë që kanë punuar jashtëligjshëm e të paregjistruar kanë bërë kërkesa për regjistrim në Administratën Tatimore të Kosovës, brenda 4 ditëve, raporton KOHA.

Kjo është bërë me qëllim që të përfitojnë nga pakoja emergjente e Qeverisë, e cila parasheh 130 euro për 2 muajt e ardhshëm për punëtorët që punësohen gjatë periudhës së emergjencës së shëndetit publik.

Megjithatë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur dyshimet e tij se kompanitë po regjistrojnë familjarë të tyre, e jo punëtorët që i kanë pa kontrata.

Por, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi, ka thënë se nuk kanë informata të tilla, por që të gjitha kërkesat do të verifikohen.
Ai ka treguar edhe për ecuritë në implementimin e masave tjera të parapara në pakon emergjente.

Qeveria në pakon e saj ka paraparë mbështetje financiare për bizneset që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një vit gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik. Për realizimin e kësaj mase ka paraparë 6 milionë euro. Bazuar në këtë shifër, parashihet të përfitojnë vetëm 23 mijë persona që regjistrohen si punonjës të rinj.

Leave a Reply