E rrethuar nga 8 kunata, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen si e ka marrëdhënien me to

0
315

Moderatorja e njohur shqiptare, Fiori Dardha e ftuar sot në emisionin ‘ABC e mëngjesit’ ka folur për marrëdhënien e saj me 8 motrat e burrit.

Fiori tha se pavarësisht se çfarë mund të mendojnë të tjerët, ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatat e saja dhe ndihet nusja më me fat në botë.

“Jam si veshka mes dhjamit, ku ka më mirë. Bashkëshorti im është i vogli mbas tetë motrash. Ku ka më mirë, një ditë shkon për drekë te njëra, një ditë te tjetra, ku ka më mirë. Vetëm Elvira jeton në Amerikë, të tjerat janë të gjitha në Tiranë. Me të voglën, me Lolën më pëlqen të ngacmohem një çik më tepër dhe të shkëmbejë më shumë batuta.

Në asnjë moment nuk e kam menduar se kishte 8 motra se isha aq e dashuruar me të sa të shihja probleme dhe për fat të mirë jam e bindur se jam nusja më e mirë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply