E konfirmuar: Haradinaj takim me Merkelin, këto janë 3 çështjet të cilat do të bisedohen

0
47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të qershorit do të ketë një takim me Kancelaren gjermane Angela Merkel, në Berlin, transmeton Gazeta Metro përcjell 04 Online.


Haradinaj në Berlin do të jetë për një vizitë dy ditore, fillimisht ai do të takohet me deputetë të Bundestagut, e pastaj do të ketë me 6 qershor një takim pune me Kancelaren Merkel.

Ky takim pritet që temë kryesore të ketë 3 çështje: 1) liberalizimin e vizave për kosovarët, 2) dialogu me Serbinë dhe 3) fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Gashi ka treguar se Haradinaj me ftesë të kreut të Bundestagut do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje.

“Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtoj për në Berlin në një vizitë dy ditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marr pjesë në lutjet e mëngjesit qe organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe me 6 qershor do të zhvilloj një takim pune me Kancelaren Merkel. Agjenda ende është në finalizim, do ju njoftojmë me kohe për detaje te tjera. Derisa tashmë dihet që kërkesat e Kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë ne procesin e liberalizimit te vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka thënë Gashi përmes telefonit për Metron.

Leave a Reply