‘E humbe fitoren’/ Afrimiteti me Beatrix, rrjeti i kthehet kundër Donaldit: Publiku e urren pabesinë në dashuri

0
150

Prej disa ditësh, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, kanë treguar një afrimitet shumë të madh mes tyre. Ata shfaqen në çdo moment pranë njëri-tjetrit, duke u përqafuar e duke mos i kursyer as ngacmimet.

Madje edhe banorët herë pas here i pyesin se çfarë po ndodh mes tyre, e ka disa që u thonë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Por këto flirtime mes këngëtares dhe aktorit nuk janë pritur aq mirë nga publiku, sidomos nga fansat e Bora Zemanit dhe Donaldit, të cilët i shikonin si çift.

Ndjekësit e kanë konsideruar në një farë mënyre si “tradhti” ndaj moderators së dashur për publikun. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, ajo hyri në “Big Brother VIP” dhe Donaldi i rrëmbeu një puthje në buzë.

Gjatë takimit të tyre, ata e kanë lënë që të flasin e të sqarohen për marrëdhënien e tyre, kur aktori i humorit të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Mirëpo, gjeste e tij të fundit si dush me Beatrixën, përqafime, përkëdhelje dhe kapje duarsh, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se mes tyre po lind një romancë

Nisur nga kjo në rrjet kanë vërshuar komente të shumta nga ndjekës që mendojnë se Donaldi po e humb fitoren për shkak të Beatrixit.

Më poshtë mund të lexoni disa nga komentet:

“Shumë shpejt do të dalë Donaldi e ka humbur veten. Ilir urime çmimin e madh, sapo ta dorëzoi Dolandi. Ja bëri gropën vetes ky, ciao, ciao fitore. Fifi pse doli? Nga urrejtja e publikut. Pse filloi ta urrente publiku? Nga xhelozia e tepruar. Pse e donin Donaldin? Nga emocionet e pastra që dhuroi kur kishte përballë Borën, nga drejtësia. Pse do të dalë Donaldi? Sepse publiku e urren pabesinë sidomos në dashuri. Pse do fitojë Iliri? Sepse kaq e pati Donaldi”, janë disa nga komentet që thonë se aktori i humorit nuk e duan më si më parë.

Leave a Reply