E godasin dhe ia grabisin çantën një gruaje në Prizren

0
295

Një grabitje ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua është goditur e pastaj i është grabitur çanta.

“Rr. Tahir Gashi, Prizren 06.10.2021 – 19:30. Viktima femër kosovar ka raportuar se ishte goditë nga një person i panjohur i cili nga dora ia kishte grabitë çantën e dorës në të cilën kishte pas telefonin celular dhe 35 €”, thuhet në raport.

Sipas viktimës i dyshuari kishte qenë me biçikletë të cilën së bashku me një xhemper e kishte lënë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Leave a Reply