E bëni shpesh këtë gabim kur gatuani, shmangeni patjetër

0
112

Vajin që e keni përdorur një herë për të skuqur një ushqim, mos e përdorni më.

Kërkuesit nga Universiteti i Illinois kanë testuar ndikimet e vajit i cili ripërdoret në minj laboratorikë, dhe zbuluan se një gjë e tillë ndikon në rritjen metastazimit të kancerit të gjirit.

Shkencëtarët ushqyen të gjithë minjtë laboratorikë një dietë me yndyrë të ulët për një javë.

Më pas ata i dhanë disa prej minjve vaj të freskët të sojës për 16 javë, ndërsa pjesës tjetër vaj që ishte përdorur më pare.

Për të simuluar kancerin e gjirit, ata kanë injektuar qelizat e kancerit të gjirit 4T1 te minjtë. Këto qeliza të kancerit të gjirit janë shumë agresive dhe kanë një shkallë të lartë të metastazës.

20 ditë pas injektimit të qelizave të tumorit, ka pasur një dallim të dukshëm në shkallën e rritjes metastatike midis dy grupeve të minjve.

Tek minjtë që kishin ngrënë vaj të ripërdorur, rritja metastatike e tumoreve ishte katër herë më e madhe se ajo e tumoreve te minj që konsumuan vajin e freskët.

Leave a Reply