E ardhmja e LDK-së në Prizren bëhen bashkë…

0

Duan të besojnë se ende janë të ri, ndonëse vitet atyre po i ikin.

Bëhet fjalë për të rinjtë e LDK-së në Prizren. Jo, jo nuk janë plakur ata, por edhe rinia po i ik ngadale. Edhe pse jo shumë aktiv, tashmë një pjesë e tyre është sistemuar në pushtetin lokal, pasi subjekti i tyre është pjesë e qeverisë lokale në Prizren.
Sonte janë bërë bashkë pjesa kryesore e forumit rinor, të cilët i ka bërë bashkë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Qemal Krasniqi.
Prezent është Festim Avdyli, Kryetari aktual i Forumit Rinor, Egzon Elshani, Drejtor në Drejtorinë e Bujqësisë, dhe shumë të tjerë të cilët në një mënyrë a në një tjetër janë kontribues të vazhdueshëm brenda LDK-së./04online.info

Fotografia e Ardin Gashi
Fotografia e Dimlind Krasniqi