Dy fshehtësi për ‘shpëtimin’ e maskarës së tharë

0
344

Maskara është një nga prodhimet dekoruese të kozmetikës, që si pasojë e përdorimit të shpeshtë dhe ekspozimit ndaj ajrit, mund të thahet, madje edhe para kalimit të afatit të përdorimit. Nëse e keni vërejtur se maskara juaj ka filluar të trashet, mund ta shpëtoni me ndihmën e dy fshehtësive të thjeshta.

TRETËSIRA FIZIOLOGJIKE

Hidhni maskarën në tretësirën fiziologjike, të cilën mund ta blini në barnatore, për ta freskuar maskarën. Në të njëjtën mënyrë mund ta trajtoni edhe tushin për sy, por mbani mend, këtë mund ta bëni vetëm nëse prodhimit nuk i ka skaduar afati i përdorimit.

UJI I NGROHTË

Kur t’ju humbet ngadalë maskara, e mbyllni mirë dhe e hidhni në një gotë me ujë të ngrohtë. Aty e mbani për së paku pesë minuta, më pas e nxirrni dhe vazhdoni ta përdorni në mënyrë krejt normale.

Leave a Reply