Dua Lipa vuan nga sindroma e mashtrimit

0
257
Dua Lipa - Këngëtare

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, e pranon se vuan nga sindroma e mashtrimit, e cila manifestohet me mungesë vetëbesimi. 27-vjeçarja me prejardhje kosovare, që u bë e famshme pas postimit të videove, ku shihet duke performuar, në platformën YouTube, tha se i gjen frymëzues artistët që vuajnë nga vetëdyshimi.

“Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetëdyshim dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëjë. Pra, nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq në mua. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë”, deklaroi Lipa për gazetën “The Sun”.

Tutje, pop këngëtarja tregoi se frikësohet që aktrimi i saj nuk do të jetë në nivelin e duhur, sidomos kur është nën presion për t’i portretizuar gjendjet emocionale para kamerës.

Dua, e cila e shënon debutimin si aktore në filmin e ardhshëm me spiunë, “Argylle”, krahas aktorëve të tillë si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryan Cranston dhe Samuel L Jackson, tha: “Ishte shumë emocionuese. Por, për mua këta janë hapat e parë në aktrim. Kjo është mënyra më e mirë për ta zbuluar veten. Frika ime më e madhe do të ishte ta merrja një rol vërtet të madh dhe ta kuptoja se tani e tutje më duhet të jem aktore e vërtetë dhe t’i ndiej të gjitha këto emocione të ndryshme në kamerë”.

Lipa po ashtu tregoi se po mundohet shumë ta shijojë punën e saj.

“Derisa jeni duke krijuar diçka, ju këshilloj që të argëtoheni gjatë këtij procesi. Frika vjen atëherë kur është koha e lansimit të atij projekti, sepse nuk je e sigurt nëse njerëzit do ta pëlqejnë punën që e ke bërë. Kështu ndihem unë për muzikën. Derisa jam duke shkruar këngë ndihem shumë mirë dhe jam në botën time, duke krijuar diçka që më bënë shumë krenare. Ti dëshironi të bësh diçka që nuk e ke bërë më parë dhe dëshiron ta sfidosh veten dhe të eksplorosh gjëra të ndryshme përmes punës. Mund t’i mbylli mediat sociale dhe të fokusohem te vetja. Në atë moment, unë po bëj diçka që e dua”, deklaroi këngëtarja.

Ylli i hitit “Don’t Start Now” po ashtu tregoi se kur nuk është duke punuar, mënyra e saj e preferuar për t’u relaksuar është të kalojë kohë në shtëpinë e saj në Londër.

Leave a Reply