Drini Rexha largohet nga New Basket, afër transferimit në Shqipëri

0
316

Kapiteni i deritashëm i New Basketit, Drini Rexha, me marrëveshje të dyanshme është larguar nga skuadra prizrenase.

Rexha është shumë afër të transferohet në Shqipëri. TopSporti ka mësuar se janë të interesuar skuadrat si Partizani e Besëlidhja.

Drini gjithashtu ka oferta edhe nga disa skuadra në Ligën e Parë dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Drini Rexha sivjet vuajti nga lëndimi i gjurit, por kishte një mesatare prej 10 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 2.1 asistimeve për ndeshje.

Kapiteni i New Basketit ishte njëri ndër më të mirët të skuadrës prizrenase në dy vitet e fundit.

New Basket me 3 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e tetë në Ligën e Parë./TopSporti

Leave a Reply