Drejtoria e Shëndetësisë fton bizneset që të pajisen me certifikata mjekësore për punë

0
21

Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me QKMF-në kanë ftuar të gjitha kompanitë që operojnë në Prizren që të pajisen me certifikata mjekësore për punë, shkruan 04 Online.

Kjo thirrje ka për qëllim përmirësimin dhe kualitetin e shëndetit të punëtorëve.

“Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, fton të gjithë kompanitë që të pajisen me certifikata mjekësore për punë, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë së punonjësve.

Certifikata mjekësore është dokument shëndetësor dhe obligim ligjor i çdo kompanie, që lëshohet nga QKMF dhe pasqyron gjendjen e shëndetit psikologjik dhe fizik të punonjësve”, thuhet në njoftim./04online.info

Leave a Reply