Drejtoria e Emergjencës nesër organizon disa aktivitete me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit

0
20

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë më 25 qershor organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, njofton Komuna e Prizrenit transmeton 04 Online.

“Aktivitetet do të fillojnë nga ora 11:00 me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit duke u nisur nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës, ndërkaq më pas në ora 12:00 do të bëhet demonstrimi i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë”, thuhet në njoftim./04online.info

Leave a Reply