Drejtori i ri i DKA-së në Prizren, Gani Gërmizaj, zotohet për përmirësimin e gjendjes në arsim

0

Nga sot Drejtoria e Arsimit në Prizren është me drejtor të ri.

Deri më tani këtë dikaster e ka udhëhequr i sapo dorëhequri, Skender Susuri. Nga ana tjetër Gërmizaj ka marrë mbështetjen e plotë të Nismës Socialdemokrate, përkatësisht të Kryetarit të saj në Prizren, Zafir Berisha të cilin edhe e ka falënderuar për besimin e dhënë.
Gërmizaj ka premtuar se do të angazhohet në bashkërendim dhe harmoni të plotë me politikat e hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, përcjell 04 Online.

“Te dashur miq, të nderuar qytetarë,dua të ndajë një lajm me ju.
Nga sot do të jem I ngarkuar me një detyrë të re.
Pra, nga sot jam emëruar drejtor i DKA-së në Komunen e Prizrenit, gjë për të cilën fillimisht falenderojë NISMA’n Socialdemokrate, pastaj Degën e NISMA’s në Prizren dhe kryetarin Zafir Berisha për besimin e dhënë.
Garantoj se puna dhe detyra ime e re, do të jet në përputhje të plotë me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë në fuqi. Poashtu, zotohem se të gjitha angazhimet e mia, do të jenë të bashkërenduara dhe në harmoni të plotë me politikat që janë të hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, respektivisht nga kryetari I Komunes, z.Mytaher Haskuka.
Ne, bashkë me partenerët e koalicionit qeverisës pas besimit të dhënë nga qytetari prizrenas, jemi zotuar që ndryshimi në Prizren, do të vie bashkë me ne, prandaj të gjitha këto lëvizje, janë pikërisht në frymën e këtyre objektivave qeverisëse. Këto veçëse e shërbejnë të mirës së përgjithshme qytetare.
Na priftë e mbara..!”, ka thënë Gërmizaj./04online.info

Leave a Reply