Doli nga shtëpia e Big Brother, ja kush e priti mes lotëve Semin

0
360

Mbrëmë Semi Jaupaj la shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ishte ajo dhe Einxhel në nominim, mirëpo publiku vendosi pro për këtë të fundit që të vazhdonte lojën e saj në shtëpinë më të famshme.

Jashtë Semin po e prisnin dy miket e saj, ndër to edhe Bora Zemani. Moderatorja postoi një video nga takimi me Semin ku shihet se ka shpërthyer në lot nga gëzimi teksa këngëtarja përqafon shoqet e saj plot mall.

Gjatë qëndrimit të Semit në shtëpi është përfolur gjatë edhe raporti i saj me Borën dhe thashethemet se miqësia e tyre po prishej shkak i Donald Veshajt. Bora Zemani gjithnjë ka hedhur poshtë këta zëra dhe gjesti i saj teksa e priste tek dyert për t’i dhënë një përqafim të fortë, edhe njëherë dëshmoi se miqësia e vajzave është po aq fortë.

Leave a Reply