“Do ua lë rrugën të tjerëve”, Mc Kresha paralajmëron largimin nga muzika: Çdo gjë ka një cikël, pak nga pak kam ikur…

0
503

Artisti Mc Kresha ka realizuar një lidhje direkte me emisionin “E diell”, ku ndër të tjera ka folur dhe për largimin e tij nga muzika. Mc Kresha ka treguar se po distancohet pak nga pak, dhe nuk do të shkëputet menjëherë.

Por, artisti theksoi se çdo gjë në jetë ka një cikël, dhe me sa duket rrugës së tij në muzikë i ka ardhur fundi.

“Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve,”- u shpreh Mc Kresha gjatë emisionit.

Artisti së shpejti do të bëhet baba dhe nuk e mohoi faktin që mund të distancohej edhe më shumë nga bota e muzikës.

Leave a Reply