DKRS-ja organizon dy turnire sportive me rastin e Festave të Qershorit

0
35

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po organizohen me rastin e Festave të Qershorit, sot filluan edhe dy turne sportive për grupmoshat e reja, ai i basketbollit dhe i futbollit, të organizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton Komuna e Prizrenit.

“I pranishëm në qendrën sportive “Sezai Surroi” dhe stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” ku po organizohen turnetë, ishin edhe kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, si dhe drejtorët e zyrtarët komunalë.

Me këtë rast, gjithashtu u inspektuan edhe investimet e reja që po bëhen në këto dy ambiente sportive, përkatësisht tribunat lëvizëse në “Sezai Surroi” që e rrit kapacitetin e palestrës për 240 persona më shumë, si dhe investimet kapitale në “Përparim Thaçi” që po e ndryshon krejtësisht pamjen e stadiumit”, thuhet në njoftim./04online.info

Leave a Reply