Djaloshi që dëshiron të duket si një “alien i zi”, hoqi hundën dhe buzën e sipërme

0
185

Anthony Loffredo dëshiron të duket si një “alien i zi”, kështu që hoqi hundën dhe buzën e sipërme. Ai tronditi shumë me pamjen, por është i vendosur të vazhdojë të modifikojë trupin e tij.

Përveç kësaj, ai preu gjuhën dhe mbuloi të gjithë trupin me tatuazhe, duke përfshirë edhe qepallat.

Ai e quajti “udhëtimin” e tij si “The Black Alien Project”.

Loffredo iu nënshtrua operacioneve në Spanjë, sepse ato janë të paligjshme në Francë, ku ka lindur ndërkohë që ka pranuar se ka vështirësi në të folur për shkak të heqjes së buzës së sipërme.

Megjithatë, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga qëllimet e tij duke thënë se ëndërron të “qërojë” lëkurën dhe ta zëvendësojë atë me metal.

Leave a Reply