Dikur në Kosovë luante për 200 euro në muaj, tani paga e Muriqit te Fenerbahce është miliona euro

0
50

Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin te gjiganti turk Fenerbahce.
Skuadra e madhe nga Stambolli ka pranuar të paguajë hiq më pak se gjashtë milionë euro te Rizespori.


Me transferimin në Stamboll te Fenerbahce, Muriqi do të ketë edhe një pagë tejet të lartë. Përderisa vite më parë te Liria e Prizrenit paguhej vetëm 200 euro në muaj, tani paga e Muriqit prek milionat, shkruan Gazeta Sheshi.

Për vetëm një vit në Fenerbace, Muriqi do të paguhet 2.2 milionë euro, ndërsa me bonuse kjo shumë pritet të rritet ende.

Kujtojmë që reprezentuesi i Kosovës me kalimin te Fenerbahce ka realizuar ëndrrën fëmijërore për të luajtur për klubin nga Stambolli.

Leave a Reply