Komuna e Prizrenit është duke vazhduar të mirëmbajë, pastrojë dhe dezinfektojë të gjitha rrugët e qytetit me qëllim të parandalimit të përhapjes të COVID-19.
Menjëherë pasi është bërë pastrimi i rrugëve të qytetit, kompanitë e kontraktuara kanë filluar të pastrojnë dhe dezinfektojnë rrugët edhe nëpër fshatra.
“Pas pastrimit të rrugëve të qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike nëpërmjet kompanive të kontraktuara ka vazhduar të bëjë pastrimin e rrugëve edhe nëpër fshatra.
Rrugët po pastrohen me medikamente dezinfektuese, si masë shtesë ndaj pandemisë”, njofton Komuna e Prizrenit./04 Online